“Bavarezët” në gjysmëfinale mposhtën Al Ahly me rezultat 0 – 2.
Skuadra e Hansi Flick ishte më e mirë gjatë tërë ndeshjes duke dominuar në të gjitha aspektet, derisa Al Ahly kërkonin golin përmes kundëraksioneve.
Ishte Robert Lewandowski që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Gnabryt (17′).
Polaku shënoi sërish në fundin e ndeshjes për të vulosur fitoren, derisa asistues këtë herë ishte Sane.
Tani, Bayerni është kualifikuar në finale, ku do përballet me U.A.N.L.-Tigres, derisa Al Ahly do garojë për vendin e tretë ndaj Palmeiras.