Bayern Munich i ‘frikësohet’ formës së Leverkusenit, priten transferime në merkato

Ritmi shfrenues që mban Bayer Leverkuseni i Xabi Alonso në Bundesligë po e detyron Bayern Munich të reagojë. Skuadrat e trajnerit spanjoll është e pamposhtur në Bundesligë dhe konsiderohet rivali më i fortë për i Bayernit për titullin kampion.

Në “Allianz Arena” po mendojnë të jenë aktivë në merkaton e dimrit, pasi qëllimi i Bayernit të Tuchelit është të bëjë blerje. Vitin e kaluar kështu funksionoi për bavarezët me Sommer, Cancelo dhe Blind.

Thomas Tuchel e bëri të qartë në konferencën e tij të fundit për shtypin para festave.

“Ndoshta na duhen dy lojtarë, ose nëse është dikush që mund të luajë në disa pozicione.”

Trajneri gjerman është pro përforcimeve, veçanërisht në mbrojtje, por paralajmëron se do të jetë e vështirë.

Në linjë me Thuchelin është edhe drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, i cili gjithashtu flet hapur për transferimet.

“Do të shohim çfarë kemi nevojë, çfarë është e mundur dhe do të përgatitemi mirë për pranverën. Mendoj se diçka do të ndodhë.”

E vërteta është se Bayerni ka një listë të gjatë të kandidatëve. Më i dëshiruari është Ronald Araujo, mbrojtës i Barçës, por duket shumë e vështirë tani, në janar. Një tjetër emër I rëndësishëm, që është hedhur në tavolinë, është Raphael Varane (30 vjeç), i pakënaqur te Manchester United, por edhe i përfolur si përforcim për Realin e Madridit.

Futbollisti i kombëtares gjermane, pjesë e Leverkusenit, Jonathan Tah, është prej kohësh opsion për Bayernin. Tani po përmenden edhe Lenglet (Aston Villa) dhe Scalvini (Atalanta).

Megjithatë, më i dëshiruari është gjermani Malick Thiaw. Për ish-lojtarin e Shalkes, i cili ka dy sezone te Milani, bavarezët nuk do të shpenzonin shumë para.

E vetmja pengesë është se ai tani është i dëmtuar dhe nuk pritet të kthehet deri në fund të janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *