Bayern Munich e ka mundur 2:1 Eintracht Frankfurtin të mërkurën, për ta arritur finalen e Kupës së Gjermanisë dhe njëkohësisht duke iu hakmarrë atij për humbjen në finalen e para dy vjetëve.
Ivan Perisic dhe Robert Lewandowski i shënuan golat e triumfit për Bayernin në gjysmëfinalen e zhvilluar në Allianz Arena pa praninë e tifozëve.
Bayerni në finale do të përballet me Bayer Leverkusenin.
Skuadra e Hansi Flick është kampion në fuqi dhe do të përpiqet ta mbrojë titullin në finalen e 4 korrikut kundër rivalit Leverkusen.
Bavarezët kaluan në epërsi pas një çereku lojë, kur Perisic shënoi me kokë pas një aksioni fantastik dhe falë shërbimit nga Thomas Muller.
Skuadra e Flick ishte mbizotëruese në pjesën e parë nuk qe në gjendje ta shtojë epërsinë.
Vizitorët e zunë në befasi Bayernin kur Da Silva barazoi pas një tollovi në mbrojtën vendase në minutën e 70-të.
Por përgjigja e Bayernit erdhi shumë shpejt kur Lewandowski e ktheu epërsinë e skuadrës së vet duke e futur topin në portën boshe pas një asisti nga Leon Goretska.
Bayerni tani do të përpiqet ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në finalen e 4 korrikut kundër Leverkusenit.