“Nëse do të kem më një tjetër dëmtim të rëndë do të braktis karrierën si futbollist”. Kingsley Coman është persekutuar nga ndalesat për shkak të muskujve të tij prej pambuku.
Ndryshe i njohur si futbollisti “prej qelqi”, francezi thuajse në çdo sezon pëson dëmtime, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e fundit të Bayern Munchen ndaj Bayer Leverkusen.
Sulmuesi u dëmtua në minutën e 32-të dhe në vend të tij u aktivizua Leroy Sane. Në Bavari janë të shqetësuar për gjendjen e francezit.
Ish-futbollisti i Juventusit sot ka kryer vizitat mjekësore dhe rezultatet duket se kanë qenë pozitive.
Nga ajo që raportonë vetë klubi i Bayern Munchen, Coman ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.
Dëmtimi është minimal dhe mungesa e 24-vjeçarit nuk do të jetë e gjatë. Pritet kthimi në janar 2021.