Bayern me fitore të lehtë ndaj Leverkusen

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë ndaj Bayer Leverkusen në udhëtim me rezultatin 4:2.

Bavarezët panë veten në disavantazh kur po luhej minuta e 10’ e takimit. Ishte Lucas Alario që shënoi për 1:0.

Kampionët në fuqi barazuan me anë të Kingsley Coman (27’), Leon Goretzka ( 42’) dhe Serge Gnabry (45’) shkuan në pushim me epërsi prej 3:1.Rezultatin final të takimit e vulosën Robert Lewandowski (66’) dhe Florian Wirtz (89′) për 2:4.

Me këtë fitore, Bayern ngritët në 70 pikë për pozitën e parë, kurse Leverkusen mbetet me 56 pikë dhe bie në pozitën e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *