Bayern i përmend disa fakte për Lewandowskin dhe ironizon me Messin, për ta polaku është më i miri i të gjitha kohërave

Robert Lewandowski shënoi golin e gjashtë për Bayernin në fitoren 8-2 ndaj Barcelonës.

Me golin në çerekfinale, sulmuesi polak arriti në kuotën e 14 golave këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Lewa është bindshëm shënuesi më i mirë këtë edicion në ‘Champions’ teksa mbanë me plot meritë pozitën e parë.

Përpos 14 golave, Lewandowski ka kontribuar edhe me pesë asistime duke dhënë kontribut të madh që skuadra e tij të kaloj në gjysmëfinale të garës evropiane më të madhe për klube.

Bayern ka bërë një postim në Twitter duke ironizuar me yllin argjentinas të Barcelonës, pasi e kanë quajtur polakun si GOAT apo thënë në gjuhën shqipe ‘Më i miri i të gjitha kohërave’.

‘14 gola në tetë ndeshje të LK. Fakt. Shënon në të gjitha ndeshjet. Fakt. Më i miri në botë. Fakt”, ka shkruar faqja zyrtare e Bayernit në Twitter, duke vendosur në fund figurën e dhisë që nënkupton si GOAT apo më i miri i të gjitha kohërave.

Kujtojmë që Lewandowski ka qenë ndër kandidatët kryesorë për ta fituar Topin e Artë këtë edicion, mirëpo ky çmim është anuluar sivjet nga prestigjiozja franceze France Football.

Pas triumfit në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë, Bayern synon ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve për ta kompletuar tripletën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *