Bayern i frikshëm, ja kur ka pësuar së fundi në Evropë

Bayern Munchen fitoi pasditen e sotme në fushën ruse ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultatin 1-2, duke treguar pse është “Mbret” i Evropës.

Skuadra e Hansi Flick regjistroi fitoren e 13-të radhazi në Evropë.

Ajo çfarë është më interesante është se bavarezët nuk e njohin humbjen në “kontinentin e vjetër” që prej marsit të vitit 2019.

Eliminimi nga Liga e Kampioneve në 13 mars 2019 nga Liverpooli (1-3) është humbja e fundit që kanë pësuar fituesit e “Tripletës”.

Por, një periudhë gati dy-vjeçare pa humbje duket si një kohë relativisht e largët dhe Bayerni duket një ekip tepër i frikshëm edhe për këtë sezon, ku mbetet sërish pretendenti kryesor për të fituar të gjitha trofetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *