Trajneri i Bayern Munich, Hans-Dieter Flick, ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së Champions League që skuadra e tij do të luajë kundër PSG-së mbrëmjen e së dielës.
“Në ndeshjet tona kemi kërkuar gjithmonë të impnojmë lojën tonë, duke luajtur lart”, ka thënë trajneri i bavarezëve.
“Kemi marrë rezultate, nuk do të ndryshojmë shumë për mbrëmjen e nesërme. Kjo nuk duhet të na kushtëzojë, por duhet të jemi gati që të mos u lejojmë shumë hapësira kundërshtarëve tanë”.
“I kemi parë të gjitha ndeshjet e tyre dhe i njohim cilësitë që kanë, ata janë shumë të ngjashëm me Barcelona-n. Lyon, nga ana tjetër, ka një stil loje të ndryshëm”.
“Kanë një ritëm të ndryshëm dhe kanë lojtarë të pabesueshëm”.