Barcelona e viziton Bayern Munichun në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, por kjo ndeshje mund të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Rregullat e reja të vendosura në Gjermani kundër Covid-19 kanë zvogëluar në 25% të tifozëve në stadium dhe një orë policore nga ora 22:00.
Katalonasit, që e rrezikojnë kalimin e grupeve në Ligën e Kampionëve, do ta vizitojnë “Allianz Arenan” më 8 dhjetor dhe sipas rregullave, stadiumi do të jetë i mbyllur për publikun, përveç nëse bëjnë ndonjë përjashtim.
Rritja eksponenciale e rasteve me Covid-19 në Gjermani ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë me kufizime të ashpra për prezencën e publikut në stadiumet e ndryshme të futbollit gjerman. Mes tyre Bayern, i cili mund ta luajë me dyer të mbyllura ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.