Bayer Leverkusen ka arritur të mposhtë Interin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Aspirinët e nisën mirë ndeshje, duke rrezikuar në minutën e katërt, kur Nathan Tella kishte një rast të mirë, por nuk arriti të shënojë.
Në minutën e 27-të, edhe Exequiel Palacios rrezikoi, por as ky nuk e gjeti rrjetën.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën, gjermanët ishin më kërkues se sa italianët, që iu konvenonte edhe barazimi.
Jeremie Frimpong ishte afër golit në minutën e 50-të, por gjuajti jashtë portës.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej pa fitues, Nordi Mukiele, arriti të shënojë në minutën e 90-të për 1-0.
Bayer Leverkusen dhe Inter kanë nga 13 pikë dhe qëndrojnë lartë në renditje.