Llapi ka arritur me sukses ta mbrojë epitetin e kampionit në Kupën e Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës për të dytin vit radhazi e ka fituar trofeun e çmueshëm të Kupës së Kosovës për ta shënuar kështu një tjetër trofe në vitrinat e saj.
Llapi e mposhti në finale Dritën me rezultat 2:1.
Trajneri i Llapit Tahir Batatina, si gjithmonë pas triumfit ka ardhur me një deklaratë bombastike derisa e ka krahasuar vetën me Jose Mourinhon.
“Ne këtë botë janë dy trajnera, të cilët nuk i luajnë finalet por i fitojnë ato, ata janë Mourinho dhe Batatina”, u shpreh trajneri llapjan pas triumfit të madh në finale.
Kjo është hera e dytë radhazi që Llapi e fiton Kupës së Kosovës, derisa një gjë të tillë e bënë edhe në vitin e kaluar.