Sot starton edicioni i ri në Superligën e Kosovës.
10 skuadrat që do të garojnë në Superligë tashmë janë: Ballkani, Llapi, Drita, Prishtina, Gjilani, Malisheva, Dukagjini, Ferizaj, Suhareka dhe Feronikeli ’74.
Dy ndeshjet e para që do të zhvillohen janë Llapi – Gjilani dhe Ferizaj – Feronikeli ’74, takime që zhvillohen sot me fillim nga ora 17:00.
E trajneri i Llapit Tahir Batatina bën thirrje masive për ndeshjen hapëse të Superligës së Kosovës ndaj Gjilanit.
Postimi i Batatinës në Facebook:
“ Sot nuk ka arsye me mungu në mbeshtetje te klubit te zemres ,Të gjith në Arenen më të bukur ne Kosovë “Zahir Pajaziti “ FORCA LLAPI”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.