Ferizaj ka bërë hap të madh drejt luftës për mbijetesë pasi me rezultatin 2:0 mposhti Llapin.
Dy golat e Dren Gashit ishin vendimtar për fatin e ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.
Pas takimit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kritikuar lojtarët e tij.
“Lojtarët e Llapit menduan që fituan ndeshjen ndaj kampionit (Feronikelit një xhiro më parë) dhe menduan që përfundojë kampionati për ta.
Sot nuk luajti ai Llapi që luajti para një xhiro, edhe pse kishim raste dhe nuk merituam të humbim. Ndoshta goli herët i pranuar ndikoj negativisht por nuk ishim edhe efikas para portës. Ajo çfarë nuk më pëlqej ishte zhargitja e lojës dhe duke ditur pozitën e Ferizajt, mendoj që nuk duhet luajtur ashtu pasi në dy pjesët luajtëm vetëm nga 25 minuta pas zhagitjeve të bëra”, tha Batatina pas ndeshjes.
I pyetur për rrezikun e rënies nga liga, Batatina tha:
“Llapi është komod, ndërsa ekipet si Ferizaj dhe të tjerat më poshtë se ne, nuk kanë organizim të jenë në nivel me ne, dhe nuk kanë skuadër si ne.
Unë mund të them se kemi bërë një hap të madh larg daljes në Evropë, pas humbjes së sotme”, përfundoj Batatina.
Me këtë humbje, Llapi mbetet 12 pikë larg dy liderëve, Dritës dhe Ballkanit, të fundit që luajnë nga ora 17:00, derbin nga Prishtinës.