Batatina: Prishtina është skuadra më cilësore në Kosovë

Prishtina ka treguar formë të lartë pas rikthimit të futbollit në Kosova pas pezullimit për më shumë se 2 muaj për shkak të koronavirusit.

Djelmoshat e Armend Dallkut kanë arritur dy fitore bindëse nda Drenicës dhe Ferizajit. Ndërkohë që trajneri i Llapit, Tahir Batatina mendon se Prishtina ka skuadrën më cilësore në Superligë.

“Edhe më herët kam thënë që Prishtina e ka skuadrën më cilësore në Superligën e Kosovës. Prishtina ka bagazh shumë të madh të lojtarëve. Do të luftojë fuqishëm për titullin kampion dhe Kupën e Kosovës”, ka deklaruar Batatina në “Sportin Total” në “KTV”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *