Llapi është skuadra e dytë finaliste në Kupën e Kosovës në futboll, pasi eliminoi Prishtinën me përmbysje në rezultat të përgjithshëm 2:1.
Fituesit në fuqi të trofeut të Kupës triumfuan 2:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe kësisoj siguruan “biletën” për finalen e madhe të Kupës, njëherit e dyta radhazi.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka dhënë një deklaratë interesante pas ndeshjes, duke thënë se Prishtina për të ka qenë kundërshtar i lehtë, duke e cilësuar si “supë e pulës, e lehtë”.
“Llapi është ardh me meritë në finale, nuk është ardh si turist. Kemi qenë të kujdesshëm të vëmendshëm. Prishtina për mua ka qenë supë e pulës, supë e lehtë. Mendoj që është një kalim në finale me plotë meritë. Këta tifozë e meritojnë një Llap të tillë”, tha Batatina për Art Sport pas ndeshjes.
Llapi në finalen e Kupës do të ketë punë shumë të vështirë kundër Dritës.