Tahir Batatina ka shprehur pakënaqësi ndaj gjyqtarëve të cilët e drejtuan ndeshjen Drita – Llapi, e cila u mbyll pa fitues me rezultat 0:0.
Në këtë ndeshje llapjanët kanë mundur t’i fitojnë tre pikë, por që goli i Maliqit i është analuar pas rishikimit të VAR-it.
“Po mendoj që ishte bërë gabim në repartin defansivë prej lojtarit të Dritës, Ilir Blakqorit dhe e mori topin pastër Sadriu duke u kthyer në zonë dhe asistoj për Maliqin dhe nuk ka pasur asgjë tjetër se përse të ndalohet ai gol. Nejse për këto janë njerëzit komptent dhe unë kam respekt për arbitrat e ri por që duhen në këso derbish të ketë gjyqtarë me shumë përvojë pasi që edhe i kemi ata me përvojë të madhe.
Ne duhet ti mbështesim arbitrat e rinj por në këso derbi duhen të jenë arbitra me përvojë, sepse po investojmë shumë dhe këto dy pikë mund të jenë ato që vendosin edhe titullin kampion.
Ne sot kemi udhëtuar për tre pikë, pasi e kemi analizuar Dritën dhe sot mendoj që Llapi e ka merituar tre pikë”, tha Batatina për Artsport.