Batatina me akuza të rënda për gjyqtarin kryesor, Visar Kastrati: Nëse të paktën njëra nga tri rastet nuk ishte penallti unë e lë punën si trajner

Gjilani ka fituar derbin e sotëm ndaj Llapit me rezultat 0-1.

Golin e vetëm të takimit e shënoi, Solomon në minutën e 50’të të takimit.

Pas ndeshjes për “Art Sport” foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili pati akuza të mëdha për gjyqtarin, Visar Kastrati duke ia uruar atij në mënyrë ironike tre pikët e sotme.

“Tri penallti nuk u akorduan për ne, këtë fitore e merr Visar Kastrati dhe jo Gjilani. Djemtë bën maksimumin. Nëse të paktën njëra nga tre rastet nuk ishin penallti atëherë unë e lë punën si trajner. Visari nuk është dashtë të delegohet në këtë ndeshje”, tha fillimisht ai.

“Edhe 50 herë me shiku ndeshjen nuk e ndryshojë mendimin, e kam pa lojën me qetësi e kam pa prej fillimit qëllimin. Urime Visarit tre pikë. Nuk e di ku është problemi te ai”, përfundoi Batatina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *