Batatina: Krejt le të bëhen bashkë Llapi në fund i arrin objektivat

Llapi po vazhdon formën jo të mirë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës u mposht sot nga Ferizaj me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina gjatë intervistës për “Art Sport” u pa shumë i inatosur me referët e ndeshjes ku i akuzoi për çasje tendecioze ndaj ekipit të tij.

“S’jam i kënaqur me arbitrimin, krejt le të bëhen bashkë se Llapi gjithmonë e arrin objektivin, jemi skuadër stabile, referat një ditë do të shkojnë. Sot ishte tendecioze, s’ka pas gjë që s’ka qenë kundër Llapit sot”, tha Batatina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *