Batatina flet për shortin kundër Ballkanit: Llapi ka shanca të mëdha të triumfoj në Kupë

Para rreth një ore është tërhequr shorti për raundin e 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës.

Kryendeshja do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Dritës, por duel shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Llapit dhe Ballkanit.

Gazeta Olle ka kontaktuar trajnerin e llapjanëve, Tahir Batatinën për të marrë mendimin e tij të parë në lidhje me shortin.

“Vërtetë nuk e kam prit ballafaqimin me Ballkanin, por ky është futbolli dhe në shorte ndodhin gjëra të tilla”, tha fillimisht trajneri që më pas shtoi: “Llapi i ka gjasat shumë të mëdha që të triumfoj në Kupë”.

Batatina ka thënë shumë herë që synimi kryesor i Llapit do jetë fitimi i Kupës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *