Batatina flet para super ndeshjes ndaj Ballkanit: Jemi të barabartë, vetëm detajet do ta vendosin derbin

Njëra nga ndeshjet më interesante të kësaj jave në Superligën e Kosovës pritet të jetë ajo mes Ballkanit dhe Llapit.

Të dy skuadrat e kanë nisur shumë mirë edicionin në nivelin elitar të futbollit kosovar, duke kryesuar renditjen tabelare me nga 16 pikë, por duhet cekur që Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Takimi i nesërm mes dy skuadrave pritet të jetë jashtëzakonisht i rivalizuar, duke u bazuar edhe tek rivalitet jashtë fushës që ka qenë mes palëve në vitet e fundit.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se pret një ndeshje shumë interesante, atje ku vetëm detajet do ta vendosin atë.

“Në derbi asnjëherë nuk ka favorit. Mendoj që do të jetë një ndeshje që do ta vendosin vetëm detajet, pres një lojë e fortë prej dy skuadrave. Ne do ta japim maksimumin, kemi ndërtuar një skuadër solide dhe jemi një ekip i barabart në çdo aspekt me Ballkanin. Dita-ditës po bëjmë ndeshje më të mira, unë besoj shumë tek futbollistët që i drejtoj”, tha Batatina.

“Çdo trajner është optimist për rezultat pozitiv në një ndeshje. Ne i kemi mundësitë tona, kundërshtari poashtu. E përmenda që vetëm detajet do të jenë ato që do ta vendosin këtë takim”, përfundoi trajneri i Llapit.

Kjo ndeshje zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *