Llapi ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 21-të në Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Podujeva e ka mposhtur Trepçën’89 me rezultat të ngusht, 1:2, raporton Zëri.info.
Pas ndeshjes, trajneri Tahir Batatina u shpreh i kënaqur me skuadrën e tij.
“Kemi edhe 12 ndeshje dhe kërkojmë t’i fitojmë dhjetë prej tyre, pra 30 pik”, tha Batatina në SSK.
“Dhe kështu duam të dalim në Evropë”, vlerësoi Batatina.
“Sot treguam karakter dhe forcën tonë”, shtoi ai.