Bastet për trajnerin e ri të Chelseat – tetë trajnerët që janë në listë të zëvendësojnë Frank Lampardin

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, duket se është në rrezik të humbasë vendin e punës pas një formë të keqe në ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Shqetësimet janë rritur në “Stamford Bridge”, sidomos pas humbjes 3-1 kundër Manchester Cityt në fundjavë.

Blutë kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier, duke nxitur diskutime rreth vendit të Lampard.

Sipas The Athletic, klubi tashmë është duke eksploruar alternativa me synimin për të zëvendësuar Lampardin, ndërsa spekulimet fillojnë të rriten në lidhje me të ardhmen e tij.

Raporti nuk zbulon ndonjë emër të saktë që Roman Abramovich e ka në mendje.

Sidoqoftë për emrat ka menduar kompania e basteve Betfair, që ka nxjerrë tetë kandidatë në garë për të zëvendësuar 42-vjeçarin, transmeton Telegrafi

Ata i ka renditur në bazë të kuotave, ndërsa më së miri qëndron trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rosgers.

Gareth Southgate (20.00)

Nuno Espirito Santo (14.00)

John Terry (12.00)

Rafa Benitez (10.00)

Massimiliano Allegri (7.00)

Julian Nagelsmann (6.00)

Thomas Tuchel (5.00)

Brendan Rodgers (3.00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *