Basketbolli i Kosovës kthehet fuqishëm, këtë javë luhet Superkupa

Pritja mori fund. Tetë skuadrat e Superligës do të jenë në aksion. Tetë skuadra në katër qytete do të luftojnë për trofeun e Superkupës. Ndërkohë, të dielën në Pejë është finalja Bashkimi-Kosovahome Prishtina, dy skuadrat më të mira në konkurrencën e femrave.

Takimet e para çerekfinale zhvillohen më 21 tetor në Gjakovë, ku do të përballen Rahoveci-Trepça dhe Sigal Prishtina-Vëllaznimi dhe fituesit do të luajnë në gjysmëfinale.

Më 22 tetor do të takohen Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni dhe Peja-Bashkimi. Këto takime zhvillohen në Prizren dhe fituesit do të përballen në gjysmëfinale.

Ndërkohë, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 tetor në Suharekë.

E finalet e mëdha në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave do të luhen në Pejë.

Orari

17:00 Rahoveci – Trepça

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:30 Peja – Bashkimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *