Bashkimi ka fituar derbin e vjetër ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 89:82 në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi ishte shumë interesant dhe me shumë kthesa gjatë ndeshjes. Prizrenasit e nisën më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë 28:13.
Por, në periudhën e dytë u kundërpërgjigjën prishtinasit, 10:36, për të shkuar në pushim me rezultat 38:49.
Perioda e tretë ishte e barabartë në parket (25:23), derisa në 10 minutat e fundit, vendasit u treguan më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 26:10 dhe për të triumfuar në fund me rezultat 89:82.
Te Bashkimi u dalluan Stevie Clark me 17 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime dhe Terik Bridgeman me 22 pikë, kurse te Sigal Prishtina, më i miri në parket ishte Anthony Goods me 22 pikë.
Bashkimi tani ka 14 fitore dhe nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina 17 fitore dhe gjashtë humbje.