Baseli e ka fituar derbin zviceran në udhëtim te Zurich me rezultat 2:4 në kuadër të xhiros së gjashtë kampionale.
Në këtë përballje që prodhoi gjashtë gola, katër nga ta i kanë realizuar futbollistët shqiptarë.
Andi Zeqiri realizoi për Baselin në minutën e 23-të, ndërsa e barazoi nëntë minuta më vonë Kryeziu. Taulant Xhaka asistoi në golin e dytë të Baselit në minutën e 53-të të realizuar nga Amdouni.
Xhaka u gjend sërish në rolin e asistuesit edhe pas katër minutave në golin e tretë të mysafirëve me realizator sërish Zeqirin.
Golin e fundit të kësaj sfide për Zurich e shënoi Blerim Dzemaili nga penalltia në minutën e 93-të.
Basel renditet në pozitën e shtatë me gjashtë pikë, kurse kampionët në fuqi Zurich janë të fundit me vetëm dy pikë pas gjashtë përballjeve.