Benjamin Kololli iu bashkua Baselit të martën.
Futbollisti nga Kosova është larguar nga Japonia pas dy vjet e gjysmë dhe u kthye në Zvicër.
Baseli e ka zyrtarizuar lajmin me një njoftim në rrjetet sociale.
Baselin e drejton Fabio Celestini, me të cilin Kololli ka punuar te Laussane.
Kololli prej verës së vitit 2021 ishte te Shimizu S-Pulse në Japoni.
31-vjeçari më herët ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.