Barcelona ka fituar 2-1 në kuadër të javës së 21-të në La Liga kundër Athletic Bilbaos.
Ishte minuta e 20-të kur Lionel Messi shënoi një gol brilant nga gjuajtja e lirë, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Pjesa e parë u mbyll me këtë gol, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.
Barcelona ishte e pafat, pasi në minutën e 49-të Jordi Alba shënoi autogol, duke i barazuar shifrat 1-1.
Por, skuadra që drejtohet nga Ronald Koeman shtoi presionin ndaj Bilbaos për ta rikthyer epërsinë.
Në minutën e 75-të, Antoine Griezmann pranoi një top nga Mingueza, për të shënuar 2-1.
Pas javës së 21-të, Barcelona është në vendin e dytë me 40 pikë, dhjetë më pak se Atletico Madridi që është lider.