Në rrjetet sociale është bërë edhe “meme”, pasi Barcelona po i merr me rradhë synimet e Chelseat.
Pas Koundes i cili zgjodhi Barcelonën pavarësisht se Chelsea kishte kontaktet e para me lojtarin madje raportohej se kishte edhe marrëveshje në fund ish
anëtari i Sevillas zgjodhi Blaugranët.
Cucurella i cili është poashtu objektiv i skuadrës së drejtuar nga Tuchel mund të jetë “rrëmbimi” i rradhës i katalunasve.
Gerard Romero raporton se Barcelona i është bashkuar garës për anëtarin e Brighton, kurse lojtari preferon një kalim në “Camp Nou” para “Stamford Bridge”.
?JUST IN: Barcelona have activated the 3rd lever and are now trying to hijack the Marc Cucurella deal. Xavi told Laporta to do EVERYTHING to sign him. The left back prefers Barca over Chelsea.
— Barça Universal (@BarcaUniverseI) August 1, 2022