Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:1 Dynamo Kyiv.
Për katalanët, kjo ishte fitorja e tretë në tri ndeshjet e para.
Lionel Messi në minutën e 5’, i dha epërsinë e parë Barcelonës, duke shënuar nga penalltia.
Në minutën e 65’, Gerard Pique shënoi për 2:0.
Mysafirët u rikthyen në ndeshje, kur 22 vjeçari Viktor Tsygankov ngushtoi epërsinë në 2:1, kur shënoi në minutën e 75’.
Në minutat e mbetura nuk pati asnjë ndryshim, me Barcelonën që regjistroi fitoren e radhës