Barcelona ka shënuar fitore të madhe dhe shumë të vështirë ndaj Levantes në udhëtim në kuadër të xhiros së 32-të kampionale.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit përmes Morales që në start të pjesës së dytë dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë.
Shtatë minuta më vonë, Aubameyang barazoi me kokë, kurse pas katër minutave Pedri realizoi gol të bukur për ta përmbysur rezultatin në të mirë të katalunasve.
Epërsinë e Barcelonës e theu Melero që realizoi nga një tjetër penallti në minutën e 83-të.
Kur të gjithë po bëheshin gati që ndeshja të mbyllej baras, kështu nuk mendoi Luuk de Jong që në minutën e parë shtesë e “tundi” rrjetën për herë të tretë dhe të fundit për Barçën.
GOOOOOOOAL Luuk de Jong??
— PLFans (@FBWC22) April 10, 2022
Barcelona me këtë barazim mbetet në vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Levante është e parafundit me 22 pikë.