Barcelona triumfon ndaj Valencias, plus 10 pikë ndaj Real Madridit

Një gol i Raphinha në minutën e 15′ i ka dhuruar 3 pikë të arta Barcelonës përballë Valencias në Camp Nou.

Katalanasit e mbyllën sfidën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Araujo në minutën e 59′, ndërsa në minutën e 55′ Torres gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky sukses e mban ekipin e Xavit në vendin e parë me 62 pikë, 10 më shumë se Reali që luan ndaj Betis në mbrëmje.

Në ndeshjen e radhës, Barcelona luan në transfertë ndaj Ath Bilbaos/abcnews.al/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *