Barcelona tregon “muskujt” si Adama Traore, fiton derbin e javës kundër Atletico Madridit

Barcelona e ka fituar derbin e javës së 23-të në elitën e futbollit spanjoll kundër Atletico Madridit.

“Katalunasit” në stadiumin “Camp Nou” triumfuan 4:2 kundër rivalëve nga kryeqendra spanjolle, Madridi.

Seria e golave nisi herët, tek në minutën e tetë kur Carrasco zhbllokoi shifrat në të mirë të mysafirëve.

Pas vetëm dy minutave lojë, Barcelona barazoi shifrat në 1:1 me anë të Jordi Albas. 11 minuta më vonë, Barça përmbysi gjithçka me Gavin që shënoi golin e dytë.

Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt në skenë doli Araujo që ngriti avantazhin e “Blaugrana” në 3:1.

Vendasit edhe pjesën e dytë e nisën më mirë me Dani Alvesin që shënoi golin e katërt për Barcelonën dhe të parin personal që nga rikthimi në klubin katalunas.

Golin e gjashtë të sfidës dhe të fundit e shënoi Luis Suarez për të ngushtuar avantazhin dhe rezultatin final 4:2.

Vlen të përmendet se Barcelona mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 69-të kur Dani Alves u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Barcelona me këtë fitore ngritet në vendin e katërt me 38 pikë, duke e lënë pas Atleticon me dy pikë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *