Barcelona synon t’u kthehet fitoreve kundër ekipit të Januzajt, formacionet

Barcelona dëshiron ta lë prapa vetes humbjen në El Clasico kundër Real Madridit dhe t’u kthehet fitoreve në La Liga me një fitore të Real Sociedadit, ku luan Adnan Januzaj.

Barcelona do ta presë në Camp Nou sot në orën 18:30 skuadrën e Real Socidadit, me qëllimin për ta marrë fitoren e 18-të në këtë sezon të La Ligës dhe për ta marrë, të paktën përkohësisht, kreun e tabelës, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, për ta arritur qëllimin e vet, djemtë e Quique Setien do të përballen me një Real Sociedad që sapo e arriti finalen e Kupës së Mbretit dhe i ka fituar tre ndeshjet e fundit radhazi.

Barcelona do të duhet të ketë kujdes nga kreativiteti dhe shpejtësia e mysafirëve, veçanërisht të huazuarit nga Real Madridi Martin Odegaard, i cili ka qenë në formë të mirë. Djemtë e Setien do të tentojnë ta kenë posedimin e topit si zakonisht, por të jenë më të rrezikshëm me të në fazën e sulmit.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *