Eric Garcia do të bëhet sot lojtari më i ri i Barcelonës.
Spanjolli pritet t’i bashkohet sot zyrtarisht klubit katalanas.
Lajmin e konfirmon edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Garcia do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2026.