Barcelona dhe Granada kanë luajtur sonte baras 1:1, në kuadër të xhiros së pestë të La Ligës së Spanjës në futboll.
Mysafirët erdhën të parët në epërsi me golin e Domingos Duarte në minutën e dytë.
Katalanët arritën të barazojnë shifrat vetëm në minutën 90 përmes Ronald Araujo, duke shpëtuar kështu nga humbja e papritur.
Pas këtij barazimi Barcelona renditet e shtata në tabelë me tetë pikë. Granada ndërkaq është në zonën e rrezikshme, përkatësisht e shtatëmbëdhjeta, me vetëm tri pikë.