Barcelona regjistron rekordin e zi pas ndeshjes ndaj Celtas

Barcelona nuk arriti të fitojë ndeshjen ndaj Celta Vigos pavarësisht se ishte duke udhëhequr me rezultat 3-0 si mysafir pas pjesës së parë.

Golat për ‘blaugranasit’ në pjesën e parë u realizuan nga Fati (5′), Busquets (18′) dhe Depay (34′), gjersa për vendasit Aspas shënoi në minutat 52′ dhe 90+6′, dhe Nolito (74′).

Pas kësaj ndeshje duke mos fituar pavarësisht epërsisë së tre golave, Barcelona ka regjistruar një rekord negativ, raporton ‘OptaJose’.

1998 – FC Barcelona kanë dështuar të fitojnë një ndeshje të La Liga-s të pasi kanë udhëhequr me tri gola diferencë, për herë të parë që nga janari 1998, kur humbën kundër Valencias në Camp Nou (3-4) me dygolëshin e Claudio López.

Barca me këtë barazim vazhdon ecurinë e dobët në kampionat, duke mos fituar tani asnjërën nga katër sfidat e fundit në La Liga, me dy humbje e dy barazime, teksa pozicionohen në pozitën e nëntë me 17 pikë të mbledhura pas 12 xhirove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *