Barcelona e ka mbyllur me fitore në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e fundit në Grupin C, skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore kundër Viktoria Plzenit.
Kjo ishte fitorja e dytë e Barçës në fazën e grupeve dhe e dyta kundër kundërshtarit të njëjtë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Doosan Arena” përfundoi me rezultatin 2:4.
Marcos Alonso (6’), Ferran Torres (44’, 54’) dhe Pablo Torre (75’) shënuan në fitoren e katalunasve.
Tomas Chory (51’, 63’) shënoi të dy golat për vendasit.
Barcelona e mbylli fazën e grupeve me 7 pikë në pozitën e tretë dhe garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.
Kurse, Viktoria Plzeni përshëndet nga Evropa si e fundit në grup dhe pa pikë.