Barcelona vazhdon me përforcimin e skuadrës. Pas zyrtarizimit të Ilkay Gundogan ditën e sotme ka njoftuar afrimin e një tjetër lojtari. Inigo Martinez i cili mbylli sezonin me Atletico Bilbaon tashmë është lojtari më i ri i katalanasve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa palët kanë firmosur për 2 vite dhe me klauzolë 400 milionë euro.
“Është arritur një marrëveshje mes FC Barcelona dhe Inigo Martinez që lojtari t’i bashkohet klubit pas përfundimit të kontratës së tij me Athletic Club. Lojtari është vendosur të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare që përfundon më 30 qershor 2025, me klauzolën e lirimit të vendosur në 400 milionë euro”, shkruajnë blaugranat.