Barcelona po kalon nëpër ditë të vështira, ndoshta prej më të këqijave në historinë e klubit.
Pas telenovelës verore për të ardhmen e Leo Messit, trazirat e reja pasuan me zgjedhjet presidenciale në klub.
E gjithë kjo vazhdoi me probleme financiare, kështu që klubi ka vendosur të kursejë paksa.
Në ndeshjen si mysafir i Huescas (0:1), në vend të avionit, katalunasit udhëtuan 300 kilometra me autobus në mënyrë që të kursenin 30 mijë euro.