Klubi i Barcelonës ka njoftuar se Aguero do të qëndroj rreth tre muaj jashtë fushave të futbollit.
Ai do t’i nënshtrohet një procesi diagnostikues terapeutik nga Dr. Josep Brugad – dhe në këta muaj, efektiviteti i këtij trajtimi do të vlerësohet që përfundimisht do të përcaktojë se kur të kthehet.
Aritmia e Agueros në ndeshjen kundër Alavés do ta lërë atë 3 muaj larg fushës për trajtim.