Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar fitore të thellë sonte si vendës.
Ata në stadiumin Nou Camp ishin dukshëm më të mirë se Villarreal duke shënuar fitore me rezultat 4:0.
Golat për katalanasit i shënuan Fati në minutat 15 e 19, Messi 35 nga penalltia dhe Torres autogol në minutën 45.
Kjo ishte ndeshja e parë e Barcelonës në edicionin e ri të garave në La Liga, ku deri më tash janë zhvilluar tri xhiro dhe në tabelë prin Real Betis dhe Granada me nga gjashtë pikë.