Barcelona vijon me kritikat për VAR-in.
Presidenti Josep Maria Bartomeu ishte i pari që reagoi kundër kësaj situate, ndërsa së fundmi ka qenë dhe zëvendësi Josep Vives që ka folur në lidhje me një situatë të tillë.
“Presidenti foli shumë qartë, seriozisht dhe mbrojti interesin e Barcelonës. Ne e mbështesim VAR-in sepse do të ndihmojë gjyqtarët që kanë vështirësi. Nuk e vëmë në dyshim aperaturën se do të ishte absurde.
“Ne e mbrojmë VAR-in, por ne duhet të përmirësojmë kriteret, në respekt të kampionatit, sepse ka patur shumë raste që është favorizuar vetëm një skuadër”, – tha zëdhënësi duke shtuar thumbimet me stil për Real Madridin.