Barcelona është në mesin e ekipeve që ndjekin Yosuf Demir, i cili njihet me nofkën ‘Messi austriak’.
Sulmuesi i Rapid Viennas ka tërhequr vëmendjen nga klube të tilla si Manchester United, Manchester City, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.
ESPN ka raportuar për një interesim të madh të Barcelonës, ndërsa Kronen Zeitung ka zbuluar se Blaugranasit janë të përgatitur të ofrojnë mes gjashtë dhe tetë milionë euro për 17-vjeçarin.
Rapid ka vendosur të shesin talentin në këtë verë pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2022 dhe një rinovim nuk duket i mundshëm.
Demir mund të luajë kudo në sulm dhe shkëlqen me kontrollin e topit dhe aftësinë e tij të gjuajtjes, megjithëse ai ende ka nevojë të punojë në anën defanzive të lojës së tij.
Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë në vitin 2019 pasi doli nga vetë akademia e Rapid dhe ka gjashtë gola dhe dy asistime në 24 ndeshje këtë sezon./Telegrafi/