Në javën e fundit, Barcelona ka pasur rritje dhe rënie në përformanca.
Kualifikimi në finale të Superkupës së Spanjës bëri që katalunasit të shiheshin në top formë, por pas humbjes, menjëherë gjërat në klub kanë ndryshuar dukshëm.
Disa nga lojtarët e ekipit të parë janë të hapur për largimin gjatë këtij muaji dhe në listën e shitjeve vazhdojnë të jenë Samuel Umtiti dhe Junior Firpo.
Sipas Gazzetta dello Sport, lideri i Seria A, AC Milan është duke konsideruar transferimin e dyshes që nuk janë në planet e trajnerit Ronald Koeman.
Situata e Umtitit është më ndryshe sepse është duke punuar që të rikthehet në top formë, shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe afatgjatë që i humbën pozitën në formacionin bazë dhe te Kombëtarja e Francës.
Ndërsa, për Firpon, lojtari është njoftuar që do shitet dhe është vetëm duke pritur ofertën e ndonjë klubi të madh.