Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kampionëve, Barcelona – Napoli, që pritet të zhvillohet me 18 mars do të luhet me tifozë.
Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Ilia, ka konfirmuar lajmin se ndeshja nuk do të luhet me dyer të mbyllura, përkundër përhapjes së koronavirusit, përcjellë Gazeta Olle.
“Ndeshja nuk është e rrezikuar. Nuk ka asnjë rrezik që ndeshja të luhet pa tifozë të pranishëm në stadium”, ka thënë Illa, në një prononcim për RAC1.
“Ne kemi vendosur t’i mbyllim stadiumet vetëm për ndeshjet ku do të jenë të pranishëm njerëz nga zonat e prekura nga koronavirusi, që nuk është rasti i ndeshjes në Camp Nou”.
“Gjëja e vetme që po na shqetëson është eksodi i shumë tifozëve. Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet si zakonisht, pasi që Napoli për momentin nuk është zonë e rrezikuar nga koronavirusi si veriu i Italisë”.