Duket se gjithkush mund të fitojë në ‘Camp Nou’, përveç skuadrës së Barcelonës, e cila drejtohet nga Xavi Hernandez.
Barcelona ka pësuar një tjetër humbje në shtëpinë e saj, kësaj radhe në ndeshjen ndaj Rayo Vallecano.
Goli i Rayo ishte i shpejtë. Mysafirët shënuan qysh në minutën e 7’ të takimit, pas një pozicionimi jo të mirë të Sergino Dest.
Lojtarët e Xavi Hernandez patën iniciativën deri në fund, por asnjëherë nuk arritën të gjenin golin. Mundësitë më të mira ishin me Memphis Depay e Ousmane Dembele, por fati nuk ishte me këta të dy.
Barazimi i sotëm e çon Barcelonën në 63 pikë për pozitën e dytë, aq sa ka edhe Sevilla në pozitën e tretë, me dy pikë me shumë sesa Atletico Madrid i vendit të katërt.
Rayo Vallecano sonte ka marrë pikën e 40 në La Liga këtë edicion dhe mban pozitën 11.