Barcelona mposht Real Madridin, finalisti mësohet në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar sërish derbin ndaj Real Madridit, këtë herë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Katalunasit arritën ta fitojnë përballjen ndaj rivalit të përbetuar duke i mposhtur midis “Santiago Bernabuet” me rezultat 0:1.

Mund të thuhet se Real Madrid ishte më dominuese në ndeshje, por që blaugranasit arritën t’i finalizojnë aksionet e pakta.

“Los Blancos” arritën të shënonin pas vetëm 12 minutave lojë me anë të Karim Benzema, por që goli i francezit u anulua për pozitë jashtë loje (12′).

Pas kësaj, Vinicius Junior bëri një gabim në mbrojtje ku përfitoi Ferran Torres që asistoi për Franck Kessie, goditjen e të cilit e mbrojti Courtois por nga topi i kthyer mbrojtësi Eder Militao shënoi autogol (26′).

Fillimisht goli u mendua që ishte pozitë jashtë loje, por pas rishikimit të VAR-it u pranua.

Pas kësaj, Real Madrid vazhdoi të tentojë disa herë radhazi por mbrojtja katalunase ishte në nivelin më të lartë të mundshme duke bllokuar të gjitha shanset.

Vlen të ceket rasti i artë i Barcelonës me anë të Kessie, i cili provoi nga afërsia mirëpo bashkëlojtari Ansu Fati ia devijoi (72′).

Kështu, Barcelona e merr një fitore të madhe në “El Clasicon” e parë në kuadër të Kupës së Mbretit, por gjithçka do të vuloset në “Camp Nou” më 4 prill 2023.

Kujtojmë, cila do skuadër që ka rezultatin e përgjithshëm më të mirë do të avancojë në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *