Barcelona ka barazuar në ndeshjen e xhiros së 17-të në La Liga kundër Osasunës në udhëtim.
“Katalunasit” u ndalën me barazim 2-2 nga Osasuna në një ndeshje të tensionuar, sidomos në pjesën e dytë të takimit.
Të parët që hapën llogarinë ishin të përzgjedhurit e Xavi Hernandez në minutën e 12-të me anë të Nicos.
Pas vetëm dy minutave, Garcia barazoi shifrat në 1-1, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 49-të, futbollistët vendas pretenduan për penallti duke aloduar se Busquets luajti me dorë në zonën e rreptësisë.
Barcelona menjëherë u hodhë në kundërsulm duke gjetur golin përmes Ezzalzoulit për 1-2.
Protestat ishin të mëdha si nga futbollistët dhe stafi në fushë ashtu edhe nga tifozët në tribuna, megjithatë gjyqtari nuk ndryshoi mendje dhe as nuk vendosi për rishikim me VAR.
Sidoqoftë, vendasit barazuan rezultatin për të arkëtuar një pikë në minutën e 86-të kur Avila shënoi gol të bukur.
Barcelona me këtë barazim pozicionohet në vendin e tetë me 24 pikë, ndërsa Osasuna ka 22 pikë në vendin e dhjetë.