Barcelona ka njoftuar se mesfushori Philippe Coutinho ka pësuar një lëndim gjatë ballafaqimit me Real Madridin të shtunën, ku “Katalanasit” pësuan disfatë me rezultat 1-3.
Braziliani luajti gjatë 90 minutave, por testet e bëra sot, kanë konfirmuar se ai ka pësuar një lëndim në bicepsin e tij.
“Ekzaminimet mjekësore të zhvilluara të dielën kanë konfirmuar se Coutinho ka pësuar një lëndim në bicepsin e tij. Qëndrimi i tij jashtë fushës do të varet nga mënyra e trajtimit të lëndimit të tij.”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.
Lëndimi i 28 vjeçarit vjen pak ditë para ndeshjes kundër Juventusit ne Ligën e Kampionëve.