Barcelona kthehet flakë me gjashtë gola në Champions – Fermin dhe Rashford nga dy, shënon edhe Yamal

Barcelona tregoi superioritet të plotë duke mposhtur Olympiacos Piraeus në fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Në një ndeshje të zhvilluar të martën në mbrëmje në “Estadi Olimpic Lluis Companys” rezultati ka qenë 6-1 .

Katalanasit kanë udhëhoqur qartë në pjesën e parë me golat e shënuar nga Lopez në minutën e shtatë dhe në minutën e tridhjetë e nëntë, duke mbyllur pjesën e parë me avantazh 2-0.

Në pjesën e dytë, Olympiacos e ka ngushtuar rezultatin, kur El Kaabi ka realizuar nga penalltia në minutën e pesëdhjetë e katërt, por pastaj Barcelona ka shënuar katër gola të tjerë.
Fillimisht Lamine Yamal ka realizuar një penallti për katalanasit në minutën e gjashtëdhjetë e tetë, pastaj Rashford ka shënuar (74′), sërish Lopez (76′) dhe në fund Lopez (79) e ka vulosur rezultatin final.

Ndërkohë, ndeshja Kairat Almaty – Pafos ka përfunduar pa fitues, 0-0, duke treguar një duel të ekuilibruar dhe pa shumë raste konkrete për shënim goli.

Me fillim nga ora 21:00 zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *